Gjykatësi sportiv dënon De Sciglion, ofendoi arbitrin në duelin ndaj Interit

Gjykatësi sportiv ka dënuar Mattia De Sciglio për gjestet në fundin e Derbit të Italisë. Juventusi i tij u mposhtë në shtëpi nga Interi dhe mbrojtësit italian nuk i mbajtën më nervat.

Në momentin kur ekipet po futeshin në dhomat e zhveshjes, De Sciglio ofendoi arbitrin dhe për rrjedhojë. Ai është pezulluar me një ndeshje. Gjithashtu De Sciglio duhet të paguajë edhe një gjobë prej 5 mijë eurosh për sjelljen e tij të pahijshme.

Max Allegri nuk do ta ketë në dispozicion mbrojtësin për sfidën e ardhshme në Serie A kundër Cagliarit. Për këtë ndeshje Allegri gjithashtu do të jetë edhe pa Alvaro Moratën e pezulluar për shkak kartonësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?