Gjyqi për plusvalencat/ Kërkohet 12 muaj pezullim për Agnellin, 11 për De Laurenttis
Prokuroria federale bëri edhe kërkesat e saj mbi dënimet që klubet Italiane duhet të marrin për shkak të plusvalencave që kanë bërë në merkato. Kështu, Prokurori ka kërkuar gjoba dhe pezullime të emrave të mëdhenj të Serie A.
Spikatin pezullimet që kërkohen për presidentët Andrea Agnelli e Aurelio De Laurentiis. Gjithashtu përveç gjobave për klubet, kërkohen pezullime edhe për drejtues si Fabio Paratici, Pavel Nedved dhe Maurizio Arrivabene.
Juventus – 800,000 € gjobë plus 12 muaj pezullim për presidentin Andrea Agnelli, 16 për Fabio Paratici (ish-drejtor sportiv), 8 për Pavel Nedved (zv. president) dhe Maurizio Arrivabene (Shef Ekzekutiv).
Napoli – Gjobë prej 329,000 euro plus 11 muaj e 5 ditë pezullim për presidentin Aurelio De Laurentiis, 6 muaj e 10 ditë për gruan e tij Jacquelin (zv. presidente), djalin Edoardo (zv. president) dhe vajzën Valentina dhe 9 muaj e 15 ditë për Andrea Chiavelli (drejtor menaxhues).
KOHA JONË SONDAZH

