Gjyqtarët e finaleve të Champions dhe E. League, “UEFA shpërblen anglezin e Beogradit”
UEFA duket se ka shpërblyer gjyqtarin anglez, Martin Atkinson, ai që gjykoi ndeshjen me incidente mes Serbisë dhe Shqipërisë. Gjyqtari anglez shkroi në raport se Shqipëria refuzoi të luante pas ndërprerjes së lojës, çka solli më pas edhe vendimin e UEFA-s, për t’i dhënë tre pikë në tavolinë Serbisë. Për finalen e Europa League mes Sevillas dhe Dnipros që do të luhet në Varshavë në fund të muajit maj, UEFA vendosi që ajo të gjykohet nga anglezi Martin Atkinson.
Sakaq, turku Cuneyt Cakir do të drejtojë finalen e madhe Uefa Champions League që do të zhvillohet në Berlin mes Juventusit dhe Barcelonës, më 6 qershor. Uefa bëri të ditur arbitrat që do të drejtojnë dy finalet e dy kompeticioneve evropiane. Cakir ishte në garë së bashku me norvegjezin Moen por në fund Uefa vendosi të zgjidhte gjyqtarin turk si njeriun që do arbitrojë Juventus-Barcelona. Asistentë të 38-vjecarit nga Stambolli do të jenë Bahhatin Duran e Tarik Ongun ndërsa arbitër i 4-t është zgjedhur suedezi Jonas Eriksson që drejtoi gjysmëfinalen e kthimit mes Realit dhe Juventusit që u luajt në Santiago Bernabeu.
Për t’u kthyer te dueli i madh i Berlinit, Cakir ishte në garë së bashku me norvegjezin Moen por në fund Uefa vendosi të zgjidhte gjyqtarin turk si njeriun që do arbitrojë Juventus-Barcelona. Asistentë të 38-vjeçarit nga Stambolli do të jenë Bahhatin Duran e Tarik Ongun ndërsa arbitër i 4-t është zgjedhur suedezi Jonas Eriksson që drejtoi gjysmëfinalen e kthimit mes Realit dhe Juventusit që u luajt në Santiago Bernabeu.
Cuneyt Cakir është një arbitër me përvojë të madhe. Ai mban stemën e Fifas që prej vitit 2006 dhe në kompeticionet e organizuara nga Uefa ka arbitruar deri tani 70 ndeshje. Në këtë sezon të Champions League Cakir ka gjykuar ndeshjen mes Chelsea dhe Paris Saint Germain, ndërkohë Juventusi ka precedent të hidhur me këtë gjyqtar pasi ishte pikërisht 38- vjecari turk që drejtoi sfidën e parë gjysmëfinale në Europa League sezonin e kaluar mes bardhezinjëve dhe Benficës ku kampionët e Italisë u mundën me rezultatin 2-1. Por edhe Barcelonës nuk i kanë shkuar shumë mirë gjërat me 38-vjeçarin turk pasi Cakir ka gjykuar sfidën e kthimit gjysmëfinale të Championsit mes Barcelonës dhe Chelsea-it, ku katalanasit barazuan 2-2 duke u eliminuar nga kompeticioni.
KOHA JONË SONDAZH

