Gjyqtarja Emanuela Rusta: Më shumë merren me format e mia sesa me arbitrimin!

Emanuela Rusta është një nga gjyqtaret që mban stemën e FIFA-s në Shqipëri. Bukuroshja nga Elbasani ka dhënë një intervistë për “Supersport” duke treguar vështirësitë dhe të veçantat e këtij profesioni, ndoshta pak të paragjykuar në vendin tonë. Ajo zbulon emocionet e derbit, tregon synimet për të ardhmen si dhe nuk kursen batutat. Fton publikisht femrat t’i bashkohen profesionit të arbitrimit.

– A ndiheni të paragjykuara në fushë?

Nuk na vlerësojnë më shumë profesionalisht, por prekin më shumë pjesën e fizikut. Për shembull mund të përmend derbin. Më shumë u fol për fizikun tim, se sa për vendim-marrjet e mia në atë ndeshje. Nuk është gjë e mirë, por… (Qesh).

Swiss Digital Desktop Reklama

– Çfarë synon për të ardhmen?

Swiss Digital Mobile Reklama

Majën time më të lartë, dua të arbitroj derbin. Dua të jem kryesore. Ndërsa jashtë Kupën e Botës për femrat.

– Si iu shajnë në fushë?

Nga motra s’më kanë sharë një herë. Nuk do arrijë deri aty akoma. Derisa të gjejnë motrat… (Qesh)

– A iu kërkojnë mendime femrat e tjera për t’u bërë arbitre?

Po, padiskutim që kërkojnë. Ne kemi si synim të afrojmë shumë femra në fushën e arbitrimit. Është i bukur si profesion. Të na shohin si ecim ne dhe ne do të punojmë për to.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?