Gjyqtarja në Amerikë braktis bilbilin dhe vesh uniformën e mjekes

Gjyqtarja Ekaterina Koroleva i është kthyer profesionit të mjekes duke qëndruar në vijën e parë të “luftës” kundër koronavirusit. 32-vjeçarja është aktivizuar si asistente në Dhomën e Emergjencës të Qendrës Mjekësore Rajonale të San Hozesë në Kaliforni.

“Është e lodhshme, sfiduese, por dhe një përvojë emocionuese. Kjo e gjitha mjekësi e re. Ky virus po përhapet në shumë mënyra. Po kërkojmë për rrugë alternative për t’u përballur me COVID-19 duke mësuar prej njëri-tjetrit. Po kurojmë një numër të madh pacientësh, të cilët po e përjetojnë me ankth këtë situatë”, deklaroi Koroleva.

Gjyqtarja amerikane është diplomuar për pozicionin e asistentes mjekësore në degën e Shkencës.

SHKARKO APP