Gjyqtarja në Turqi e përfshirë në aferë seksuale me delegatin, pezullohet përjetë
Një gjyqtare është pezulluar përjetësisht pasi dyshohet se është përfshirë në një aferë seksuale me një zyrtar të lartë në Turqi. Elis Karaaslan ka arbitruar disa ndeshje në Turqi, para se të pësonte një dëmtim që e la jashtë futbollit.
TFF, Federata e Futbollit të Turqisë, e ka pezulluar përgjithmonë, pasi ajo është filmuar duke bërë marrëdhënie seksuale me vëzhguesin Orhan Erdemir. Ish-zyrtari i FIFA-s, 61 vjeç, ka marrë një dënim të ngjashëm nga TFF.
Elif ndërkohë ka 363 mijë ndjekës në rrjetet sociale, por ka mohuar se është në videot që qarkullojnë në internet: “Do të kem një rrugë të gjatë përpara ligjërisht, por do ta kapërcej në mënyrën më të fortë dhe më të fortë”. /R.Lika-Koha Jonë/