Gjysma e Europës e “çmendur” pas djalit të Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo Jr. po rritet nën një vëmendje të jashtëzakonshme mediatike dhe sportive, për shkak të mbiemrit që mban. Djali i Cristiano Ronaldo, pesë herë fitues i “Topit të Artë”, përballet me pritshmëri të larta që në hapat e parë të karrierës, një situatë e ngjashme me atë që kanë përjetuar edhe djemtë e Zinedine Zidane dhe Lionel Messi.

I lindur më 17 qershor 2010 në La Mesa, Kaliforni, “Cristianinho” ka kaluar në akademitë e Juventus FC dhe Manchester United FC, përpara se të transferohej me të atin te Al Nassr FC në Arabinë Saudite. Edhe pse ka pasur diskutime mbi nivelin e kampionatit dhe ndikimin në zhvillimin e tij, i riu portugez ka vazhduar punën me përkushtim.

Sipas raportimeve nga mediat britanike dhe portugeze, klube të mëdha europiane si Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Inter  po monitorojnë nga afër progresin e tij, ndërsa edhe Real Madrid ka shfaqur interes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me përfaqësuesen e Portugalisë U-16, Ronaldo Jr. u dallua në turneun e Algarves, ku regjistroi një asist kundër Japonisë dhe paraqitje pozitive ndaj Holandës. Vëzhguesit e përshkruajnë si një sulmues modern, të qetë dhe efikas përpara portës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?