Gjysma e Europës pas Hysajt, futet në garë edhe Milani

Elseid Hysaj përfundon në orbitën e shumë skuadrave të mëdha. Deklaratat e manaxherit të lojtarit, Mario Giufredi, që konfirmoi largimin e tij nga Napoli në fund të sezonit, pas mungesës së një akordi rinovimi në lidhje me termat financiarë, ka bërë që shumë klube të Europës të shfaqin interesin për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare.

Në Itali zërat e merkatos nuk rreshtin në lidhje me shkodranin, që është kthyer në një dëshirë të madh për shumë skuadra. Sajti “PlanetaMilan” raporton se së fundmi edhe Milani po mendon për futbollistin shkodran, pasi Diego Dalot nuk do të blihet për shkak të çmimit të lartë nga Manchester United. Hysaj shihet si zgjidhje perfekte për mbrojtjen, pasi ka shumë përvojë në Seria A dhe në arenën ndërkombëtare.

Ashtu si Dalot, ai mund të luajë si në krahun e majtë dhe në të djathtë, duke qenë një alternativë e mirë për Calarian dhe Hernandez. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes kuqezinjve dhe Giuffredi, agjentit të futbollistit shqptar  Shërbimet e Hysajt kërkohen nga Marseilles dhe Lyon, dy klube që synojnë përforcime të rëndësishme për të arritur që të thyejnë hegjemoninë që ka vendosur në Ligue 1 PSG me “yjet” dhe milionat e sheikëve.

Të dyja skuadrat kanë kërkuar informacionet e para te Napoli në lidhje me mundësinë për të bërë të tyrin mbrojtësin shqiptar, duke i ofruar një pistë interesante për të ardhmen, që gjithsesi nuk është e vetmja. Hysaj kërkohet me ngulm edhe nge Benfica, klub legjendar në Portugali, por edhe në La Ligan spanjolle, ku për të interesohen andaluzët e Sevillas.

Të gjitha skuadra me peshë në kampionatet përkatëse, ndërkohë që ankandi për Hysajn është i destinuar të vazhdojë në muajt e ardhshëm me të tjera klube që do të shtojnë radhën e pretendentëve.

SHKARKO APP