Gjysmëfinalet e Championsit/ Nisin me super duelin City-Real Madrid
UEFA ka zyrtarizuar kalendarin e gjysmëfinaleve të Champions League, që do të nisin në 26 prill me sfidën e “Etihad Stadium” mes Manchester City dhe Real Madrid në orën 21:00.
Një ditë më pas, në datën 27 prill është programuar të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër Liverpool-Villarreal. Ndeshjet e kthimit janë parashikuar që të zhvillohen në javën pasardhëse.
Në 3 maj do të luhet ndeshja Villarreal-Liverpool, ndërsa në 4 maj në “Santiago Bernabeu” do të ndeshen Real Madrid dhe Manchester City.
KOHA JONË SONDAZH

