Gjysmëfinalja e Superkupës Barcelona-Real luhet për herë të parë në Arabinë Saudite

Nesër do të luhet gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës mes dy rivalëve të përjetshëm në fushën e blertë si Barcelona-Real Madrid. Për herë të parë El Clasico do të luhet në Arabinë Saudite dhe dy skuadrat kanë udhëtuar nga Spanja me kufizime të shumta dhe masa strikte si pasojë e situatës së vështirë nga Covid-19.

Në prag të super duelit, trajneri Ksavi Hernandez ka marrë një lajm pozitiv pasi grupit i është bashkuar dhe talenti Ansu Fati, i cili siç raportohet është rikuperuar plotësisht. Lajmi u konfirmua kur emri i tij u tha dhe në listën e lojtarëve të grumbulluar ndonëse fjala e fundit i takon mjekëve. Përveç tij në listë bien në sy dhe dy futbollistë të tjerë të rëndësishëm si Araujo me De Jong.

Carlo Ancelotti ndërkohë i gëzohet rikthimit të Carvajal dhe Luka Jovic, të cilët janë stërvitur me grupin dhe janë gati për El Klasicon. Ai që vijon me shqetësimet e tij është i përhershmi Gareth Bale. Barcelona-Real Madrid do të luhet këtë të mërkurë në orën 20:00 dhe sipas Federatës Spanjolle 30 mijë tifozë do të kenë mundësi ta shohin nga afër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?