Gladbah shokon Bayernin me një përmbysje spektakolare (VIDEO)

Bayern Munich pëson humbjen e parë për vitin 2021 dhe të dytën sezonale. Skuadra e Flick pësoi  një disfatë shokuese me përmbysje 3-2 nga Borussia Monchengladbach.

Ndeshja nisi mjaft mirë për kampionët në fuqi që shënuan dy gola në harkun e 6 minutave në fraksionin e parë duke qenë në avantazh të dyfishtë. Leëandoëski nga pika e bardhë dhe Goretzka ishin autorët e golave.

Gjithsesi Gladbah reagoi mjaft mirë që në pjesën e parë, duke vendosur baraspeshën me kapitenin Hofmann, i cili shënoi dy herë, pasi u shërbye nga dy asistë nga Stindl. Në fillimin e pjesës së dytë Neuhaus shënoi dhe golin e përmbysjes. Pavarësisht përpjekjeve të Bayernit, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Ekipi i Flick mbetet në krye me 33 pikë, por mund ta humbasë nëse Leipzig do të fitojë ndaj Dortmundit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP