“Globe Soccer Awards” shpall Ronaldon si futbollistin e vitit 2018, nderohet edhe Deschamps
“Globe Soccer Awards” ka nderuar më të mirët për vitin 2018-të. Në një ceremoni madhështore të mbajtur në Dubai, Cristiano Ronaldo është vlerësuar si futbollisti më i mirë duke mposhtur dy kampionët e botës, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe. Emri i fituesit është lexuar nga trajneri i Francës, Didier Deschamps.
Ky i fundi ndërkohë u shpall trajneri më i mirë i vitit, mposhtur Diego Simeone, Jurgen Klopp, Massimiliano Allegri dhe Zinedine Zidane.
Skuadra më e mirë u shpall Atletico Madrid, fituese e Europa League dhe Superkupës së Europës, ka mposhtur Real Madrid dhe Liverpool, dy finalistet e edicionit të fundit të Champions League.
Goli i vitit u vlerësuar ai i Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit në edicionin e kaluarqë ka marrë duartrokitjet e të gjithë publikut të pranishëm në “Juventus Stadium”. “Është goli im më i bukur”, ka thënë portugezi.
Agjenti më i mirë u shpall, ai i portugezit Jorge Mendez, ndërkohë që menaxheri i vitit u shpall Drejtori Sportiv” i Juventusit, Paratici. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

