Gnabry futet në historinë e kombëtares së Gjermanisë, kalon Klosen

Serge Gnabry duket thjeshtë i pandalshëm. Sulmuesi i Bayernit shënoi 4 gola në fitoren e madhe 7-2 ndaj Tottenhamit, duke marrë hak ndaj ekipeve angleze, pasi West Bromwich e konsideroi si të papërshtatshëm për skuadrën e tyre.

 

Mbrëmjen e djeshme ai u fut në historinë e rekordeve me Gjermaninë, pasi shënoi ndaj Argjentinës në miqësore. Gnabry u bë futbollisti më i shpejtë në historinë e “pancerave” që arrin në kuotën e 10 golave, pas vetëm 11 ndeshjesh.

Deri më tani rekordi mbahej nga Miroslav Klose, të cilët ju deshën 13 ndeshje për të arritur në kuotën e 10 golave. Ndaj Albicelestëve shënoi një gol të bukur në minutën e 15-të dhe më pas shërbeu për Havertz një asist në golin e dytë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP