Godin kritika për Italinë: I morën masat vonë, ishim të ekspozuar ndaj koronavirusit!

Diego Godin, sapo u kthye në Uruguai me lejen e Inter, nuk i kursen kritikat për punën e bërë nga autoritetet italiane në lidhje me emergjencën koronavirus: “Ne futbollistët kemi qenë të ekspozuar deri në momentin e fundit, vazhduan të marrin kohë për të parë nëse mund të luhej ende, deri kur situata ishte e pandalshme dhe sistemi shëndetësor u rrëzua” ka shpjeguar mbrojtësi për ESPN.

“Vazhduam të luanim për javë, vazhduam stërvitjet e ndeshje me dyer të mbyllura edhe kundër Juventus, ku më pas rezultoi rasti pozitiv i Rugani. Ne dhe juventinët u futëm në karantinë e aty kampionati ndaloi. Sigurisht në atë ndeshje kishte lojtarë të tjerë potencialisht me mundësinë e infektimit, kështu që na futën menjëherë në karantinë.

Në fillim nuk iu dha shumë rëndësi koronavirusit, mendohej se ishte një problem kinez e nuk do të hapej në vende të tjera. I morëm masat pak nga pak, me shumë ngadalësi. Na paralajmëruan, por në nivel qeveritar nuk u morën masat drastike për të ndaluar atë që mund të ndodhte”, deklaroi mbrojtësi uruguaian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?