Goditi me shqelm lojtarin e Skënderbeut, pezullohet për 12 ndeshje trajneri i Kastriotit
Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, është pezulluar me 12 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në FSHF pasi goditi me shqelm një prej lojtarëve të Skënderbeut në sfidën e fundjavës.
“Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”, thuhet në vendimin e Disiplinës.
Në sfidën ndërmjet Skënderbeut dhe Kastriotit, e cilësuar një finale e parakohshme mbijetese dhe e fituar 2-1 nga korçarët, Ramazan Ndreu, goditi me shkelm futbollistin Leonat Vitija. Episodi ndodhi në fundin e ndeshjes, në një kohë kur lojtarët e të dy skuadrave ishin përfshirë në konflikte verbale.
KOHA JONË SONDAZH

