Goditjet me kosto zero, Barcelona kërkon lojtarin e Juventusit

Barcelona në gjurmët e Federico Bernandeschit. Skuadra katalanase është në kërkim të përforcimeve me kosto të ulët ose zero për sezonin e ardhshëm, teksa emrat në merkato nuk është se mungojnë.

Mesfushori i Juventusit është njëri prej tyre, teksa kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm. Mes drejtuesve të ekipit katalanas dhe agjentit të lojtarit ka pasur kontaktet e para, ku nuk përjashtohet mundësia që të ketë bisedime të tjera.

Ai mund të jetë një zgjedhje perfekte duke marrë në konsideratë problemet ekonomike të Barcelonës, por nga ana tjetër futbollisti ka shprehur dëshirën për të vijuar me bardhezinjtë, por rinovimi ka mbetur vetëm për shkak të kontratës. Zonja e Vjetër është gati që t’i ofrojë një pagë më të ulët se aktualja. /R.Lika-Koha Jonw/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?