Gojkoviç i dhuron 3 pikë Skënderbeut, Flamurtari ngec në Durrës (VIDEO)

Ndeshja kryesore e javës së 21-të mes Skënderbeut dhe Partizanit ka dhuruar shumë emocione, por vendasit dalin sërish triumfues. Skuadra e Ilir Dajës ka fituar minimalisht ndaj Partizanit, teksa golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar mbrojtësi i Partizanit, Gojkoviç në potën e gabuar. Pjesa e parë ishte e barabartë, teksa miqtë ishin më këmbëngulës, duke vendosur disa herë në vështirësi portierin Shehi. Në minutën e 63-të, do të vinte dhe goli i vetëm i ndeshjes, i cili në fakt ishte një autogol. Skënderbeu, autogol i Gojkoviç.

Mbrojtësi mundohet të largojë topin por gabon gjithçka duke e dërguar sferën në rrjetë pas një devijimi të papritur, në momentin më të mirë të ekipit mik. Partizani provon të reagojë dhe Progni lëshon gjuajtjen e parë drejt kuadratit të Shehit, por ky i fundit devijon me një grushtim të saktë në shtyllën e parë. Asani provon me një diagonale të fortë nga e djathta, por sfera e goditur prej tij përfundon jashtë katërkëndorit pas devijimit të mbrojtësve kundërshtarë.

Në Durrës ka surpriza, pasi vendasit kanë arritur që të ndalin në një barazim pa gola skuadrën e Flamurtarit. Ekipi vlonjat shpërdoroi shumë mundësi të mira shënimi, teksa Danilo Alvesh dhe Zuka kishin mundësitë më të mira për shënim. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?