Gol dhe asist, Armando Broja “zgjohet” në Holandë (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, është rikthyer si protagonist në Holandë. Futbollisti 19-vjeçar, mungonte si titullar që nga 5 dhjetori i 2020, teksa ditën e sotme arriti të linte gjurmë në transfertën ndaj Emenit.

Fillimisht Broja fillimisht dha asist në minutën e 9-të, për shokun e skuadrës Tanane, që shënoi golin e 0-2.

Shqiptari nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 49-të, Tanane i kthen “borxhin”, duke asistuar për futbollistin e Kombëtars, që nuk fali, duke çuar shifrat në 0-3 për skuadrën e Viteses.

SHKARKO APP