Gola dhe spektakël në “Boxing Day” në Premier League, City dhe Arsenal fitojnë me goleadë (VIDEO)

“Boxing Day” ka rezervuar gola dhe spektakël në Premier League. Manchester City mori një fitore tenistike në shifrat 6-3 ndaj Leicester. Skuadra e Guardiolës shënoi plotë 4 gola që në 5 minutat e para  me De Bruyne, Mahrez, Gundogan dhe Sterling. Në fraksionin e dytë miqtë shënuan tri gola në harkun e 10 minutave, ndërkohë që City do të reagonte sërish duke shënuar dy herë me Laporte dhe Sterling.

Arsenali shkatërroi 5-0 Norwich. Për topçinjtë do të spikaste Saka me dopietë, ndërkohë që Tierney, Lacazette dhe Smith-Roëe ishin autoët e tjerë të golave.

Tottenham ndërkohë fitoi në shifrat 3-0 ndaj Crystal Palace. Harry Kane, Lucas Moura dhe Son isin autorët e golave për skuadrën e Contes. Southamptoni fitoi në shifrat 3-2 ndaj West Ham, teksa Broja la shenjë duke fituar penalltinë në golin e dytë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?