Golat e Brojës entuziazmojnë tifozët e Chelsea-t: Me atë festë duket si lojtari ynë!
Armando Broja po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm te skuadra e Southampton. Mbrëmjen e djeshme ai festoi si i çmendur golin e barazimit. 20-vjeçari është huazuar nga skuadra e Chelsea-t për të luajtur më në vazhdimësi.
Deri tani ka shënuar 6 gola në Premier League, aq sa Ward-Proëse, e tashmë është shndërruar pikë referimi në sulm. Tifozët e Chelsea-t, duke parë ecurinë e Brojës, janë shumë të lumtur, pasi janë të bindur që sezonin e ardhshëm do të kthehet në “Stamford Bridge”, për të shkëlqyer nën urdhrat e Thuchel.
Në reagimet e tyre në rrjetet sociale për golin e shënuar ndaj Tottenhamin, ata shkruajnë: “Broja, me atë festë, duket si lojtar i Chelsea-t. Ai është energjia e duhur për Chelsea-n.”
KOHA JONË SONDAZH

