Golat e Pero Pejiç “bonus” për titull, vlejnë sa gjysma e pikëve të Kukësit kryesues
Kukësi mban vendin e parë, në Kategorinë Superiore, pas ndeshjeve të javës së 24-ët, me 49 pikë, por ndiqet nga Skënderbeu me vetëm një pikë nga pas. Derbi i kryeqytetit nuk është luajtur ende, ndërkohë që nëse nuk përfundon në barazim, Tirana ose Partizani do të jetë skuadra e tretë që do të vërë në presion verilindorët, në garë për titull. Edhe pse barazoi 2-2 në Fier, ndaj Apolonisë në ndeshjen e fundit, duke lënë dy pikë, ndërkohë që Skënderbeu fitoi 1-0 në Durrës ndaj Teutës, Kukësi duket se i ka rrëmbyer lojtarin “xhol” Skënderbeut, në fillimet e këtij sezoni duke pasur një “armë” plus në garë ëpr ttiull. Sulmuesi Pero Pejiç shënoi edhe në ndeshjen e fundit , në barazimin 2-2 ne Apoloninë me 17 golat e realizuar deri tani ka ndihmuar skuadrën e tij të grumbullojë 34 pikë, duke qenë vendimtar në 9 takime, ku me golat e tij i ka dhënë jo pak por plot 25 pikë skuadrës së tij. Rrugëtimi i Pejiç me gol tek Kukësi ka nisur që në javën e parë në fitoren 1-2, në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë, ku 32- vjeçari shënoi golin e parë për skuadrën e Shaqirit. Edhe pse ndaj Vllaznisë ka shënuar sërish si në kupë ashtu dhe në kampionat, duhet thënë që golat më deciziv kanë ardhur në takimet e tjera. Pejiç ka shënuar golin që i hapi rrugën fitores 3-0 të Kukësit ndaj Elbasanit, por edhe ndaj Partizanit, të dy takimet e luajtura në “Zeqir Ymeri”. Goleadori i kampionatit tonë ka shënuar dy golat e parë në fitoren 0-3 në “Niko Dovana” ndaj Teutës, si dhe dy golat e fitores në transfertën e Elbasanit, 0-2. Ndërkohë golat e tij kanë rezultuar vendimtar në fitoret minimale të Kukësit ndaj Apolonisë në fazën e parë, ndaj Teutës po në fazën e parë dhe ndaj Flamurtarit, në Vlorë, në ndeshjen e fundit të fazës së dytë. Të gjithë këto gola të shënuar i kanë dhënë fitoren Kukësit dhe po të numërohen janë jo pak por 8 ndeshje, me vlerën24 pikë. Në Fier, ishte Pero Pejiç që barazoi rezultatin në fund dhe i dha një pikë skuadrës me golin e tij në kohën shtesë.
KOHA JONË SONDAZH

