Golat jashtë fushe nuk vlejnë më dyfish, ja rregulli i ri i UEFA-s
“Duhet të shënosh një gol në fushën kundërshtare për të pasur më shumë avantazh në duelin e kthimit”. Një frazë e tillë kaq popullore mes tifozëve nuk ka më vlerë në fazën me eliminim direkt në Champions League.
UEFA e hoqi këtë rregull në qershorin e vitit të kaluar. Rregulli i ri hyri në fuqi që në fazën e grupeve, teksa golat në fushën kundërshtare nuk kanë më shumë vlerë se ato në shtëpi. Një barazim i mundshëm golash mes të dyja skuadrave, në të dyja ndeshjet, e dërgon përballjen në shtesë.
Rregulli i vjetër kishte hyrë në fuqi që nga sezoni 1965-66. Shumë skuadra që merrnin një barazim 1-1 në duelin e parë në transfertë, e mbronin rezultatin qoftë dhe duke dalë në barazim pa gola në duelin e kthimit dhe kualifikoheshin.
UEFA ka detajuar se si diferenca mes numrit të fitoreve të ekipeve vendase dhe atyre në transfertë është ulur ndjeshëm në këtë periudhë. Nëse katër dekada më parë përqindja ishte 61%-19% në favor të fitoreve në shtëpi, tani është vendosur në 47%-30%. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

