Goli historik, Broja: E kisha ëndërruar që fëmijë, momenti më i mirë i karrierës (VIDEO)

Armando Broja gjithmonë e ka pasur ëndërr që të shënonte në Premier League. Një gol që do të vinte ditën e sotme, duke i dhënë fitoren minimale 1-0 Southampton ndaj Leeds.

“Ishte fantastike që të luaja ndeshjen e parë si titullar në Premier Ligë. E kam ëndërruar këtë moment që kur isha 3-vjeçar. Të shënoj gol në ndeshjen e parë si titullar është një ëndërr që bëhet realitet, nuk mund të kërkoja më shumë.

Djemtë bënë një aksion të mirë, ishte një moment mbresëlënës. Ky është momenti më i mirë i karrierës time deri tani. Shpresojmë të ketë më shumë momente dhe gola të tillë në vijim.

Ishte në aksion i mirë nga Redmond, ai tha para ndeshjes që golat do të vijnë, duhej vetëm që të krijonim aksione. Më dha një pasim të artë për mua dhe isha në gjendje ta finalizoja.

Fitorja e parë? Ishte shumë e rëndësishme. Po e kërkonim prej kohësh dhe ishte e shkëlqyer që ta siguronim këtu, në shtëpi para tifozëve tanë. Shpresojmë që të vazhdojmë dhe të vijnë fitore të tjera”, tha Broja pas ndeshjes për BBC.

SHKARKO APP