Goli i çuditshëm në kualifikuese, portieri moldav harron se ku ndodhet (VIDEO)

Portieri i Moldavisë, Andriy Kozhukhar ka bërë një gabim qesharak me kombëtaren e tij. Kombëtarja moldave luajti ndaj Estonisë, sfidën kualifikuese për Kupën e Botës, në stadiumin Zimbru.
Episodi i veçantë ndodhi në minutën e 30-të, teksa pas zhvillimit ë një goditje nga këndi Sappinen goditi me kokë, ndërkohë që portieri Kozhukhar kishte harruar se kishte hyre brenda portës dhe pritja e tij ishte e kotë.
Estonia do të triumfonte në shifrat 3-2, ndërkohë që vendasit nuk arritën të dilnin me pikë edhe pse për një pjesë loje luajtën me një lojtarë me shumë pas largimit të Palumets. /R.Lika-Koha Jonë/
🇪🇪 2-0 up at 10-man 🇲🇩, from a corner, because goalkeeper Andriy Kozhukhar has completely forgotten where his goal line is…#FIFAWorldCup pic.twitter.com/sk2ZybwYM5
— The Matchday Man (@TheMatchdayMan) March 25, 2025