Goli më i shpejtë në historinë e Europianit nga Bajrami, flet ish-futbollisti që mbante rekordin: Nuk mendoja që Shqipëria…
25-vjeçari shqiptar, i arti Nedim Bajrami hyri në historinë e Europianit duke shënuar golin më të shpejtë në këtë kompeticion, 23 sekonda pas startit të takimit kundër Italisë.
Për këtë gol ka reaguar dhe ish-futbollisti rus, Dmitri Kirichenko, i cili mbante rekordin përpara Bajramit, me golin e tij kundër Greqisë në vitin 2004 vetëm pas 67 sekondash.
“E vërteta është se u habita kur pashë Bajramin që theu atë rekord. Mendoja se një ekip më i famshëm se Shqipëria do e thyente. Ata shënuan vetëm 23 sekonda pas fillimit të ndeshjes, kështu që urime”, u shpreh Kirichenko.