Grabitet dhe rrihet në rrugë nga një bandë lojtari i Lazios

Lojtari i Lazios, Raul Moro ka përjetuar një situatë aspak të thjeshtë. Sulmuesit 20-vjeçar spanjoll i kanë grabitur automjetin mbrëmjen e së enjtes teksa po udhëtonte në Unazën e Madhe të Romës i shoqëruar nga babai i tij.

Sipas burimeve policore, rreth orës 23:00, një bandë grabitësish me katër persona, duke u shtirur si agjentë të policisë, ndaluan automjetin e tyre tip Mercedes dhe pasi i dhunuan u larguan me shpejtësi pikërisht me makinën e grabitur.

Viktimat, futbollisti i Lazios dhe babai i tij, u transportuan në spital. Automjeti u gjet më pas i braktisur në Castel Giubileo. Policia ka nisur hetimet për zbardhur ngjarjen, që shokoi 20-vjeçarin dhe prindin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?