Granada-Barcelona, Leo Messi vulos rezultatin 1-3, pritet përgjigja e Realit

Rakitiç dhe Luis Suarez i dhanë avantazhin 2-0 Barcelonës ndaj Grandas në ndeshjen e javës së  25-të që në pjesën e parë. Vendasit shkurtuan diferencën me Fico në pjesën e dytë, falë një 11-metërshi. Por kur vendasit menduan se mund të barazonin shifrat, në radhët e Barcelonës luan edhe një lojtar i klasit botëror si Leo Messi që rrallë qëndron në fushë pa shënuar, dhe ishte pikërisht argjentinasi që në fundin e takimit vulosi rezultatin në 3-1 për katalanasit. Barcelona me këtë fitore ka ngushtuar në një pikë diferencën me Real  Madrid, nga ana e së cilit pritet sot kundëpërgjigja.  Atletiko Madrid dhe Real Madridi do të luajnë të djelën në mbrëmje, ëprkatësisht ndaj Seviljes dhe Vilarealit.  Në La Liga, llogaritë për titullin kampion kanë nisur të bëhen që tani, teksa përplasjet direkte duket se do të jenë vendimtare. Reali i Madridit humbi  4-0 përballjen direkte me Atletiko Madrid dy javë më parë dhe po llogarit që të shmangë një disfatë të dytë me Barcelonën, përveç se i duhet të fitojë ndaj Vialrealit . Skuadra e Carlo Ancelottit në njëfarë mënyrë po e luan që tani El Clasicon e 22 marsit dhe këtë e bën me anë të numrave. Deri atëherë trajneri italian do të mund të ketë në dispozicion edhe Sergio Ramos, Luka Modriç dhe Sami Khedira, që aktualisht ndodhen në infermieri. Për Ancelottin, rikthimi i tyre në formacion, në përballjen me Barcelonën, sidomos e mesfushorit kroat dhe e mbrojtësit spanjoll, është thelbësore. Nga Reali, vetëm James Rodriguez e ka të pamundur të riaftësohet në kohë për El “Classico”. Të djelën do të luhet edhe ndeshja mes Seviljes dhe Atletikos së Madridit, teksa për kampionët në fuqi do të jetë një sfidë më e vështirë se dy rivalët e tjerë për titull.  

 

Liga – Java e 25-të

Swiss Digital Desktop Reklama

Të premten 

Swiss Digital Mobile Reklama

 Espanyol – Kordoba        1-0

Të shtunën 

Granada – Barcelona      1-3

Rayo V. – Levante

 Almeria- La Korunja

22:00 Malaga – Getafe

Të djelën

12:00 Valencia – Real S.

17:00 Eibar – Atletic B.

19:00 Sevilla – Atletiko M.

21:00 Real M.  – Vilarreal

Të Hënën

20:45 Celta Vigo -Elche

 

Klasifikimi: Real Madrid 60 pikë,  Barcelona 59, Atletico Madrid 53, Valencia 50,  Sevilla 45,  Villarreal 44, Malaga 38,  Espanyol 32, Celta Vigo 31,  Real Sociedad 27,  Eibar 27,  Athletic Bilbao 27,  Getafe 26,  Rayo Vallecano 26,   Deportivo La Coruna  24, Almeria 23,  Elche 23, Levante 22,  Granada 19,  Cordoba 18 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?