Granit Xhaka diskutime të ashpra me kreun e “Dardanëve” pas ndeshjes, dalin pamjet (VIDEO)
Granit Xhaka nuk ka kaluar një mbrëmje të qetë në Prishtinë. Kapiteni i Zvicrës u prit me vërshëllima nga një pjesë e tifozëve kosovarë gjatë ndeshjes kundër Kosovës, duke krijuar një atmosferë të nderë në “Fadil Vokrri”.
Gjatë ndeshjes, sa herë Xhaka prekte topin, në tribunë dëgjoheshin reagime negative, një situatë e pazakontë për lojtarin me origjinë kosovare.
Pas përfundimit të sfidës, tensionet u zhvendosën jashtë fushës. Pamje ekskluzive të siguruara nga IndeksOnline tregojnë momentin kur Xhaka ndalet në zonën e hyrjes së tunelit, ku përfshihet në një debat të nxehtë me Lulin, kreun e tifozëve “Dardanët”.
Shkëmbimi i fjalëve ka zgjatur disa sekonda, ndërsa situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së stafit të sigurisë.
Ngjarja ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale dhe ka shtuar diskutimet rreth marrëdhënies së tensionuar të një pjese të tifozëve me Xhakën, një figurë që dikur gëzonte mbështetje të pakushtëzuar nga publiku shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

