Granit Xhaka flet për aventurën te “Aspirinat”: Xabi Alonso ishte çelësi i suksesit!
Granit Xhaka ka rrëfyer për eksperiencën e tij te Bayer Leverkusen dhe për ndikimin që trajneri Xabi Alonso kishte mbi skuadrën. Mesfushori shqiptar ka theksuar respektin e madh që ai dhe shokët e skuadrës kishin për ish-mesfushorin spanjoll, i cili drejtonte “aspirinat” me autoritet dhe sinqeritet.
“Kur Xabi Alonso hynte në dhomën e zhveshjes dhe fillonte të fliste, të gjithë menjëherë ndalonim çdo bisedë dhe ishim 100% të fokusuar te fjalët e tij”, ka thënë Xhaka.
Ai ka shtuar se ajo që e bënte Alonso të veçantë ishte autenticiteti i tij: “Ne e dëgjonim dhe e dinim që çdo gjë që thoshte ishte e vërtetë. Ai nuk përsëriste thjesht ato që thoshin të tjerët, nuk ishte i rremë. Ishte një trajner i vërtetë.”
KOHA JONË SONDAZH

