Granit Xhaka flet si lider: Duhet të jemi në krye, duam më shumë këtë sezon

Granit Xhaka ende nuk është i kënaqur me atë që skuadra e Bayer Leverkusen arriti sezonin e fundit. Edhe pse fituan kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë, lojtari me origjinë shqiptare është i uritur për më shumë.

“Duam edhe më shumë. Jo vetëm këtë vit, por padyshim që duam të jemi në krye vitet e ardhshme. E dimë që presioni është pak më i lartë se vitin e kaluar. Kjo varet edhe nga ne, por duam të jemi në gjendje ta përballojmë mirë presionin.

Është e nevojshme që ne, lojtarët më me përvojë, të vendosim veten së bashku me të rinjtë dhe nuk duhet të mendojmë se gjithçka do të zgjidhet vetë. Për mua nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara.

Kisha ndjenjën e saktë, duke diskutuar me trajneri Xabi Alonso se diçka e veçantë mund të ndodhë këtu në vitet e ardhshme. Ishin pushimet e para me një dëmtim. Diçka krejtësisht ndryshe për mua, por tani jam mirë, s’kam dhimbje”, tha Xhaka.

SHKARKO APP