Granit Xhaka shpallet ”Lojtari i Vitit” në Zvicër: Ky çmim do të thotë shumë për mua
Shqiptari Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti i vitit 2022 te Zvicra. 30-vjeçari ka marrë çmimin pas një viti fantastik.
Xhaka ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për përfaqësuesen, duke ndihmuar ekipin që të arrijë objektivat. Niveli i përformancës së mesfushorit ka njohur rritje viteve të fundit dhe këtë e thonë edhe shifrat.
“Falenderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë. Tre vjet më parë isha në Arsenal dhe tani jam këtu si lider. Çmimi do të thotë shumë për mua”,- tha ai në eventin e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) dhe Liga Zviceriane e Futbollit (SFL) në Casino Bern.