Granit Xhaka, shqiptari i parë në garën për ”Topin e Artë”. Renditet në vendin e 16-të
”France Football” dorëzon këtë mbrëmje trofeun e ”Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n, në ceremoninë që zhvillohet si zakonisht në kryeqytetin e Francës, Paris. Lista me 30 lojtarët pretendent është bërë publike prej kohësh, teksa ka nisur publikimi i emrave që nisin renditjen nga fundi.
Granit Xhaka e shkroi historinë kur u përzgjodh si një nga 30 futbollistët që do të garonin për Topin e Artë, duke u bërë shqiptari i parë që synon trofeun prestigjioz të “France Football”. Xhaka do të renditet në vendin e 16-të mes të nominuarve për Topin e Artë.
Ai mbërrin në këtë hap të rëndësishëm të karrierës së tij pas një sezoni fantastik me Bayer Leverkusen, ku si motor i mesfushës çoi “Aspirinat” drejt titullit të kampionit në Bundesligë dhe fitoi Kupën e Gjermanisë, e humbi finalen e Ligës së Evropës. Edicionin e kaluar, 32-vjeçari luajti 33 ndeshje dhe realizoi 3 gola për Leverkusen.
16-Granit Xhaka
17-Federico Valverde
18-Emiliano Martinez
19-Martin Odegaard
20-Hakan Çalhanoglu
21-Bukayo Saka
22-Antonio Rudiger
23-Ruben Dias
24-William Saliba
25-Cole Palmer
26-Declan Rice
27-Vitinha
28-Alejandro Grimaldo
29-Mats Hummels, Artem Dovbyk