Granit Xhaka si Lorik Cana, konfirmohet si kapiten te skuadra e Sunderland

Granit Xhaka ka befasuar në këtë merkato vere me një lëvizje të papritur, duke u larguar nga Bayer Leverkusen pas një sezoni të suksesshëm dhe duke u rikthyer në Premier League. Mesfushori me origjinë shqiptare ka firmosur me Sunderland, skuadër që sapo është ngjitur në elitën e futbollit anglez.

Debutimi i Xhakës erdhi në një ndeshje miqësore ndaj Real Betis, ku vëmendjen e mori një detaj i veçantë: ai u shfaq në fushë me shiritin e kapitenit. Kjo sinjalizoi menjëherë rolin e rëndësishëm që do të ketë te skuadra e re.

Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, e konfirmoi këtë pas ndeshjes, duke lavdëruar cilësitë e 32-vjeçarit:“Na duhet maturi, kualitet, vazhdimësi dhe përvojë. Graniti i ka të gjitha. Ai e bën më të lehtë për lojtarët përreth tij. Me shumë mundësi, kapiteni ynë për sezonin e ri do të jetë pikërisht Xhaka.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shërbimet e tij, Sunderland ka paguar rreth 20 milionë euro, duke fituar garën për firmën e mesfushorit, edhe pse për të kishte interesime nga klube të tjera në merkato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky transferim shënon një faqe të re në karrierën e Xhakës, i cili pritet të ketë një rol kyç në rikthimin e Sunderlandit në majat e futbollit anglez.

Granit Xhaka si Lorik Cana, gradohet si kapiten te skuadra e Sunderland

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?