Greqia fitore spektakolare në “Wembley” ndaj Anglisë, ia dedikojnë shokut që humbi jetën (VIDEO)
Në zi për kolegun të tyre, George Baldock i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike, Greqia gjen forca duke marrë një fitore të pabesueshme përballë Anglisë në shifrat 2-1 në Wembley.
Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Greqia befasoi “Tre Luanët” në minutën e 49-të duke kaluar në avantazh me Pavlidis.
Anglia e kishte të vështirë të reagonte, por në minutën e 87-të, Bellingham me një goditje të fortë shumë pranë zonës barazoi shifrat.
Atëherë kur të gjithë prisnin golin e Anglisë, Greqia i befasoi në frymën e fundit, me Pavlidis që realizoi sërish duke i dhuruar helenëve një trepikësh të artë. Greqia tani e sheh vetën në krye në me 9 pikë të plota në 3 ndeshje.