Grezda kërkon skuadër, Gerrard: Ofertat për të nuk po na bindin!

Eros Grezda është në një moment delikat të karrierës së tij pasi duhet të gjejë një tjetër ekip. Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare është nxjerrë në merkato nga Glasgow Rangers pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Steven Gerard por për momentin klubi skocez po mban peng të ardhmen e kuqeziut pasi siç e ka konfirmuar edhe vetë Gerrard ofertat që kanë mbërritur për Grezdën nuk kanë qenë ato të duhurat.

 

“Kemi pasur disa kërkesa për huazim, por për momentin shifrat e ofruara nuk i pëlqejnë klubit. Ai ka aktualisht 2 ose 3 mundësi huazimi që janë në zhvillim e sipër. Kjo është situata deri në momentin që unë po flas”, theksoi Steven Gerard.

Grezda aktualisht është duke u stërvitur me skuadrën e rezervave dhe është në pritje të transferimit në një tjetër kampionat. Brest në Francë është një nga opsionet, por deri më tani nuk është arritur gjuha e përbashkët.

SHKARKO APP