Griezmann fut në sherr Atleticon dhe Barcelonën, mund të përfundojnë në gjyq
Tensionet mes Barcelonës dhe Atletico Madridit janë rritur në orët e fundit dhe arsyeja quhet Antoine Griezmann. Siç raporton Cadena SER, në fakt, klubi blaugrana kërkon pagesën nga Los Colchoneros prej 40 milionë euro, në marrëveshjen që është bërë mes palëve në vitin 2021.
Kushti për shlyerjen e këtij detyrimi financiar në fund të afatit dyvjeçar është zbuluar nga mediave. Sulmuesi duhet të luajë në 50 për qind të minutave të gjitha ndeshjeve.
Sezonin e kaluar ai arriti në 81%, ndërkohë që në sezonin aktual Atletico Madrid po tregohet shumë e kujdesshme, duke e ulur ndjeshëm. Një sjellje që nuk i ka pëlqyer aspak Barcelonës, e cila mund ta hedhë në gjyq dhe çështja mund të marrë përmasa më të mëdha. /R.Lika-Koha Jonë/