Griezmann i “fiksuar”, kërkon që të ndryshojë … numrin e fanellës

Pavarësisht një sezoni shumë të vështirë, Antoine Griezmann kërkon të qëndrojë te Barcelona, por me një kusht. Sulmuesi francez kërkon që të ndryshojë numrin e fanellës.

Në javët e fundit është folur shumë për një largim të mundshëm nga skuadra katalanase, por ish-futbollisti i Atletico Madrid nuk ka ndërmend që të ikë nga Katalonja.

Në një lidhej direkte, Griezmann është shprehur se dëshira e tij është që të mbajë fanellën me numrin 7-të, të cilin nuk mundi ta merrte kur erdhi për shkak se në atë periudhë mbahej nga Coutinho (i larguar më pas te Bayerni). /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP