Griezmann: Ndaj Interit duel special me Godin, me Messin nuk flas shumë!
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Interin, te Barcelona ka dalë në konferencë edhe Antonie Griezman, i cili ka folur hapur për duelin me Godin, por edhe për marrëdhëniet me Lionel Messin.
“Ndihem mirë, por dua të përmirësohem edhe më shumë në lëvizje. Dua të jem në formën tim më të mirë dhe besoj se jam në rrugën e duhur. Nuk e di nëse mbrojtja e Interit është me e vështirë, por jam i bindur se Conte është një trajner i zoti, i cili gjithmonë merr rezultate të mira. Për këtë gjë do të jetë një ndeshje e vështirë, ku duhet të japim më të morën për të marrë 3 pikë.
Dueli me Godin? Të gjitha ndeshjet janë speciale kur Diego-s, sepse është një mik i imi dhe një shembull. Kumbari i vajzës sime, ndaj dhe do të jetë më speciale. Nëse ka truke për ta mposhtur, do t’i përdor gjatë ndeshjes.
Marrëdhënia me Messin? Ai nuk flet shumë, ashtu si edhe unë. Është e vështirë për ne që të flasim shumë, por besoj se jemi në rrugën e duhur. Në fushë është e vështirë që të mësosh dhe të lidhesh shumë, por mendoj se jemi dy djem të mirë.
Championsi? Për të gjithë është një ëndërr. Kam fituar shumë, por Champions League është synimi më i madh, ëndrra. Shpresoj që kjo ndeshje të jetë një mbrëmje e bukur dhe në fund të marrim 3 pikë”. /R.Lika-Koha Jone/