Griezmann zbulon “sekretin” e përmbysjes ndaj Belgjikës: Në pushimin e sfidës …

Antoine Griezmann foli për kanalin TF1 pas fitores së tij të jashtëzakonshme kundër Belgjikës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Benzema, Mbappe dhe një super gol i Theo Hernandez vendosën duelin ndaj “Djajve të Kuq”.

“Jam shumë krenar për shokët e skuadrës dhe grupin. Ishte një ndeshje që nuk e kishim filluar mirë dhe s’mund të përfundonim në atë mënyrë. Në pushimin e ndeshjes të gjithë përdorën fjalët e duhura dhe zbritëm në fushë për të kërkuar atë që premtuam në dhomat e zhveshjes.

Kylian dhe Karim bën një lojë fantastike. Mendonim se me një gol në fillimin e pjesës së dytë mund t’i vendosnim në vështirës dhe kështu ndodhi”, deklaroi sulmuesi i Atletico Madrid, i cili dje në fakt nuk la gjurmë. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP