Gripshi gjen golin e parë me Rubin Kazan në Rusi (VIDEO)

Mesfushori shqiptar Nazmi Gripshi ka realizuar golin e tij të parë në Rusi, duke qenë protagonist në fitoren 2-1 të Rubin Kazan ndaj Krasnodar.

28-vjeçari, i cili u transferua te klubi rus gjatë merkatos së janarit, i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 24-të. Pasi mori një top jashtë zonës, Gripshi bëri një lëvizje të bukur dhe me një goditje të saktë mposhti portierin kundërshtar, duke zhbllokuar rezultatin. Me këtë avantazh u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Futbollisti shqiptar tërhoqi vëmendjen edhe me mënyrën e veçantë të festimit të golit, përmes së cilës zbuloi se së shpejti do të bëhet baba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ishte realizimi i parë i Gripshit me fanellën e Rubin Kazan në elitën e futbollit rus, ndërsa performanca e tij u vlerësua maksimalisht, pasi në fund të ndeshjes u shpall edhe lojtari më i mirë i takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama
Рубин – Краснодар | Хайлайты

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?