Gruda shënon super gol në Bundesligë me Leipzig (VIDEO)
Brajan Gruda realizoi golin e tij të parë me fanellën e RB Leipzig, në sfidën e kampionatit ndaj Wolfsburg që u mbyll në barazim 2-2.
Sulmuesi 21-vjeçar me origjinë shqiptare ishte protagonist në minutën e 89-të, kur goditi saktë me të majtën nga brenda zonës për të dërguar topin në rrjetë dhe për t’i siguruar skuadrës një pikë të rëndësishme.
Gruda nuk u mjaftua vetëm me golin, pasi gjatë ndeshjes kontribuoi edhe me një asist, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në fushë. Paraqitja e tij u vlerësua shumë lart, me notën 9.1, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.
Kjo ishte ndeshja e tretë e sulmuesit me Leipzig, ndërsa goli dhe asistimi i parë tregojnë se ai po përshtatet shpejt në rikthimin në Bundesligë.

KOHA JONË SONDAZH

