Gruda shuan shpresat për t’u veshur Kuqezi: Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë

Brajan Gruda largohet gjithnjë e më shumë nga mundësia për t’iu bashkuar Shqipërisë, duke konfirmuar edhe një herë orientimin e tij drejt përfaqësimit të Gjermanisë.

Sulmuesi i talentuar është aktualisht pjesë e Gjermania U21 dhe vazhdon të jetë i angazhuar me ekipin e të rinjve të “Die Mannschaft”. Paraqitja e tij e fundit me këtë skuadër daton në muajin mars, në sfidën ndaj Irlandës së Veriut.

Sinjalet më të fundit nga vetë lojtari vijnë përmes rrjeteve sociale. Në një postim në Instagram, Gruda publikoi disa foto nga ajo ndeshje, të shoqëruara me një mesazh ku shprehte hapur krenarinë për fanellën gjermane: “Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë…”, një deklaratë që duket se qartëson qëndrimin e tij për të ardhmen ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në nivel klubesh, 20-vjeçari po zhvillon një sezon në Bundesligë, ku aktivizohet me RB Leipzig në formë huazimi nga Brighton. Zhvillimet e fundit lënë të kuptohet se Shqipëria do ta ketë të vështirë të bindë Grudën në të ardhmen e afërt, ndërsa lojtari vijon të ndërtojë rrugën e tij drejt Kombëtares gjermane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?