Grupi A/ Tirana shkatërron Shkumbinin, kualifikohen dhe Teuta e Partizani

Ditën e sotëm janë luajtur disa duele për Turin e Parë të Kupës së Shqipërisë në Grupin A. Tirana shkatërroi Shkumbinin 6-0 në një sfidë ku shkëlqeu Redon Xhixha me tripletë, ndërsa dygolësh realizoi dhe Vesel Limaj.

Partizani përsëriti rezultatin e sfidës së parë me Tërbunin duke triumfuar 3-0. Teuta u ndal në barazim 2-2 me Luzin, por durrsakët shkojnë më tej për shkak të rezultatit të përgjithshëm.

Ndërkohë dhe Skënderbeu fitoi me goleadë duke mundur 4-0 Veleçikun, ndërsa Korabi përmbysi Vorën duke u kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

GRUPI A

Swiss Digital Mobile Reklama

Teuta-Luzi 2-2

15′ Gjorgiev, 32′ Kapllani/ Abubakar 26′ , Merdini 42′

 

Partizani-Tërbuni 3-0

53′ Filipoviç, 79′ Murataj, 86′ Musta

 

Tirana-Shkumbini 6-0

11′ , 45′ Limaj , 21′ , 25′ , 27′ Xhixha, 35′ Bali (autogol)

 

Skënderbeu-Veleçiku 4-0

10′ , 48′ Bismark, 30′ Nikaj, 33′ Vitija

 

Korabi-Vora 4-1

3′ Marku, 11′ Marku, 83′ Dragoj, 90′ Çutra  / 28′ Ismailaj (pen)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?