Guardiola: 8-0 do të ishte rezultati më i mirë për ne!

Manchester City zhvilloi një ndeshje spektakolare në “Etihad Stadiumin” ndaj Realit, duke fituar 4-3. Pep Guardiola u shfaq i kënaqur pas ndeshjes. Strategu i Manchester City nuk e fshehu keqardhjen për rastet e shumta të shpërdoruara nga skuadra e tij por megjithatë e përgëzoi skuadrën për performacën e bërë.

“Do donim të fitonim me diferencë më të madhe por edhe 4 me 3 nuk është një rezultat i keq. Ata janë Reali i Madridit, një skuadër me armë të fuqishme në sulm. Kur një trajner sheh skuadrën e tij të luajë kështu, ka pak për të thënë edhe pse është një gjysmëfinale Championsi.

Pësuam 3 gola, e vërtetë por dhamë gjithçka dhe bëmë një ndeshje të bukur. A u kënaqëm? Askush nuk mund të mos kënaqej edhe pse 8-0 do të ishte rezultat më i mirë për ne. Do luajmë lojën tonë edhe në Madrid”, deklaroi Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?