Guardiola ankohet për kalendarin e ngjeshur: Lojtarët duhet të bëjnë grevë!
Pep Guardiola është trajneri i radhës që ankohet për kalendarin e ngjeshur në Premier Leauge, pasi një gjë të tillë më parë e ka bërë edhe Jurgen Klopp. Ndeshjet e shumta në fundin e vitit në futbollin anglez, nuk i pëlqejnë aspak strategut spanjoll.
“Greva e lojtarëve do ta zgjidhte problemin. Është e kotë të flasim. Përpara shëndetit të lojtarëve, Premier League mendon për biznesin që gjenerohet nga futbolli. Për më tepër, mbetemi i vetmi kampionat në kohën e pandemisë, ku kryhen tri zëvendësime dhe jo pesë”, tha Guardiola.
Edhe Shoqata e Futbollistëve Anglezë konfirmoi se do ta mbështesë grevën e lojtarëve të Premier League, bazuar në vëmendjen e pakët që personat kompetentë i kushtojnë marrjes së masave konkrete.
Në unison me kërkesën e Guardiolës, për lejimin e pesë zëvendësimeve është edhe trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick. Prej problemeve të shkaktuara nga infektimet, Djajtë e Kuq janë detyruar të mos i luajnë dy ndeshjet e fundit në kampionat.
KOHA JONË SONDAZH

