Guardiola bën gati sulmin final për Cambiason, ka gati 70 milionë euro

Manchester City po përgatit mësymjen vendimtare për Andrea Cambiaso, duke planifikuar rritje të ofertës deri në rreth 70 milionë euro. Juventusi, klubi që zotëron kartonin e lojtarit në fjalë, e vlerëson mbrojtësin rreth 80 milionë euro, por mund ta shqyrtojë seriozisht shitjen e tij nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Cambiaso nuk mund të luante ndaj Benficës për shkak të një problemi fizik. Juventusi po shqyrton lëvizje të tjera në merkato, si mundësinë e huazimit të Jean-Clair Todibo nga West Ham, ndërsa Lloyd Kelly (Neëcastle) dhe Kevin Danso (Lens) mbeten alternativa. Largimet e tjera mund të jenë dhe Nicolo Fagiolo si dhe Arthur Melo.

Guardiola bën gati sulmin final për Cambiason, ka gati 70 milionë euro

SHKARKO APP