Guardiola dështon si shofer, ka shkatërruar 4 makina në pak vite
Padyshim që ai është një nga trajnerët më të mirë në botë, por Pep Guardiola duket se nuk ia paska haberin shoferllëkut.
Mesa duket, këtë aftësi që 48-vjeçari nuk e ka perfeksionuar dhe nuk di ta menaxhojë si skemat e tij në futboll.
Përgjatë katër viteve në Angli, Guardiola ka hedhur “në kosh”katër makina.
Deri më tani katalanasi ka përplasur një Mercedes i cili kushtonte 89.000 mijë euro, një Range Rover që kushtonte 167.000 mijë euro, një Bentlej që kushtonte 222.000 mijë euro dhe së fundmi një Mini Kuper që kushtonte 33.000 mijë euro.
Një total prej 511.000 mijë eurosh të cilat Guardiola i ka çuar dëm duke u përplasur në rrugët e Anglisë, megjithatë fatmirësisht aksidentet kanë kaluar vetëm me dëme materiale.