Guardiola drejt largimit nga City, ja dy emrat që mund ta zëvendësojnë

Rinovimi i kontratës së Pep Guardiolës, që skadon në 30 qershorin e vitit të ardhshëm, po vështirësohet gjithmonë e më shumë. Manchester City duket se nuk ka ndërmend që të vijojë marrëveshjen me strategun spanjoll, i cili ka 5 sezone nën drejtimin e “Qytetarëve”.

Guardiola ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen, pasi nuk është i sigurt nëse duhet të mbetet ende në Manchester. Në rast largimi, “Daily Mail” raporton se emri i parë në tavolinë është Mauricio Pochettino.

Strategu argjentinas është pa kontratë pas mbylljes së aventurës te Tottenham. Opsioni i dytë është Julian Nagelsmann, i cili po bën mjaft mirë me skuadrën e Leipzig, pasi e dërgoi sezonin e kaluar deri në gjysmëfinalen e Championsit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP