Guardiola: E rëndësishme ta nisim me fitore, për sezonin e kaluar ndihem përgjegjës!
Pep Guardiola goli në vigjilje të ndeshjes së Champions League kundër Portos. Trajneri i Manchester City-it do të bëjë pa disa mungesa të mëdha si De Bruyne, Laporte, Mendy dhe Gabriel Jesus, ndërkohë që janë rikthyer Gundogan, Bernardo Silva dhe Cancelo.
Strategu spanjoll është i mendimit se ndeshja e parë është shumë e rëndësishme që të fitohet, ndërkohë që ju rikthyer dhe eliminimit nga Lyoni sezonin e shkuar.
“Ishte një moment i vështirë. Ndihem përgjegjës. Duhet ta pranojmë realitetin, nuk ishim shumë të zotë. Kemi luajtur keq dhe bëmë shumë gabime në Champions, të cilat mund të të kushtojnë”, deklaroi Guardiola ndër të tjera në daljen për mediat. /R.Lika-Koha Jone/