Guardiola elozhe për Mourinhon: Të dërgosh portierin në atë zonë, ishte strategji e zgjuar!

Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp pas kualifikimit direkt të Manchester City-t në fazën e 1/8-ve të finales në Champions League, duke i kushtuar vëmendje edhe një episodi vendimtar në ndeshjen e Benficës së drejtuar nga José Mourinho.

Trajneri katalanas tregoi se stafi i City-t kishte ndjekur minutat e fundit të takimit, ku një gol në sekondat e fundit nga portieri Trubin bëri që Real Madrid të rrëshqiste jashtë tetë vendeve të para, duke i hapur rrugë City-t për t’u futur në zonën e kualifikimit direkt.

“Pamë minutat e fundit të ndeshjes, ishim të gjithë aty, por nuk e dinim që Benficës i duhej një gol për t’u kualifikuar. Prandaj kur pamë José-n duke e dërguar portierin përpara, të gjithë u habitëm pse po e bënte, sepse Real Madrid mund të barazonte dhe ne do të dilnim jashtë tetëshes së parë,” u shpreh Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, ai pranoi se vendimi i Mourinhos ishte i guximshëm dhe i zgjuar: “Ishte një strategji e mirë nga José për të shënuar atë golin e katërt.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Guardiola komentoi gjithashtu formatin e ri të Champions League, duke pranuar se numri i shtuar i ndeshjeve nuk i pëlqen, por ideja e një “kampionati” brenda turneut është interesante.

“Nuk më pëlqen që ka më shumë ndeshje, por më pëlqen ideja e kampionatit. Është pozitive që çdo ndeshje është si një finale, qoftë në shtëpi apo në transfertë. Shikoni sa skuadra të jashtëzakonshme kanë mbetur jashtë 24 vendeve të para dhe sa nuk janë në tetëshen e parë, kjo tregon sa i vështirë është ky turne,” deklaroi ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?